13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Ahmetaj-opozitës: Koha kur qeverisnit ju ishte botë tjetër, sollët firmat piramidale

Zëvendës kryeministri, Arban Ahmetaj ka mbajtur fjalën e tij në seancën plenare të kuvendit ku po flitet lidhur me vështirësitë që po kalon vendi në fusha të caktuara. Ahmetaj pranoi se Shqipëria ashtu si vende të tjera të botës, po kalonte një situatë të vështirë të krijuar edhe nga lufta Ukrainë-Rusi. Por shtoi se qeveria po merrte masa për përballimin e këtyre vështirësive.

Ahmetaj nuk la pa bërë edhe një krahasim me opozitën gjatë kohës që kishin qenë në qeverisje, duke i akuzuar se kishin qenë ata të cilët kishin sjellë firmat piramidale në vend.

Ahmetaj: Të krahasohemi me kohën kur qeveriste PD janë dy botë të ndryshme. Që në momentin që flisni për oligarkë, ka një statistikë dhe një të vërtetë përtej statistikës. Që kur flisni për çmime ka një të vërtetë. Tatim fitimi për kompanitë ka qenë 15%. Sot biznesi I vogël paguan zero. Një qeveri oligarkësh e bën zero tatimin, një qeveri oligarkësh e merr tatimin e biznesit të madh nga 10 në 15% është qeveri oligarkësh? Po në anën sociale që sigurisht ka probleme Shqipëria. Dua t’ju lexoj një pasazh që po ndodh në ekonominë amerikane. Jemi në moment krize dhe inflacioni është sigurisht sa më I madh të jetë inflacioni aq më gërryes të jetë më të ardhmen. Shqipëria e ka 6.2% dhe më I larti e ka Bosnja Hercegovina.

Plus një arsye në zhvillim. Arsyeja e parë është që subvencionojmë rritjen e energjisë. Një qytetar që ka paguar 50 mijë lekë të vjetra prapë paguan këtë shumë. Këto janë subvencion nga buxheti I shtetit. Inflacioni po krijon më të ardhur momentale. Kjo quhet një e ardhur momentale. Po nga ana tjetër? Kemi paketën e pandemisë, ekskluzive që quhet mbajtja e të ardhurave duke subvencionuar shtresa në nevojë. Ky është program më social. E mbani mend Shkodrën, atë e keni bastion. U përmbyt? Iu premtuat që do e dëmshpërblinit, por u dëmshpërblyen nga ne. Në ’97-ën e shkatërruat me skemën piramidale. I gritë, u detyrua qeveria shqiptare për t’i subvencionuar. Mos flisni për anën sociale.
Mos u bëni migjenianë. Konsekuencë ndërkombëtare. Kjo është arsyeja që investitorët kanë funksionuar. Edhe autoriteti monetar bën të vetën për të balancuar çmimet dhe inflacionin. Rrugët e transportit kanë problematikat e tyre, çmimet e energjisë rrit koston e prodhimit. Kur flasim duhet të jemi shumë racional.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT