10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Ai ia mori jetën motrës time dhe la katër fëmijë jetimë” – rrëfimi rrëqethës i motrës së Marjola Nakolecit, 36-vjeçares së vrarë nga bashkëshorti në Greqi

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë në Volos të Greqisë, ku Pandeli Nakoleci, 40 vjeç, dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Marjola Nakoleci, 36 vjeçe, para syve të njërit prej katër fëmijëve të tyre. Autori vijon të jetë në arrati, ndërsa ngjarja ka tronditur opinionin publik.

Motra e viktimës ka folur me tone të forta për Euronews Albania, duke hedhur poshtë pretendimet për probleme mendore të autorit dhe duke zbuluar detaje tronditëse për dhunën psikologjike që ai ushtronte ndaj familjes:

“Ai ishte një qen i pabesë që ia mori jetën motrës time në lule të rinisë dhe la fëmijët jetimë. Ai nuk ishte i sëmurë nga mendja, por bënte ç’i donte zemra. U bënte edhe fëmijëve dhunë psikologjike, ata kishin frikë të rrinin me të në shtëpi.”

Sipas saj, Marjola kishte kërkuar ndihmë nga policia dhe e kishte çuar bashkëshortin për ekzaminim psikiatrik, por mjekët kishin konfirmuar se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pas dy ditësh në klinikë, ai ishte kthyer në shtëpi dhe konfliktet rifilluan.

Vrasja ndodhi në pallatin ku jetonte familja, në rrugën “Konstanta” në Volos. Sherri mes çiftit filloi në apartament dhe vijoi në hyrje të pallatit, derisa 40-vjeçari e goditi bashkëshorten me thikë në qafë dhe shpinë.

Krimi u krye në prani të vajzës së tyre 16-vjeçare, e cila ka dëshmuar para policisë:

“E pashë babin duke goditur mamin me thikë.”

Autori u largua në këmbë pas ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim, ndërsa policia ka përfshirë forca të shumta për kapjen e tij. Katër fëmijët e mitur janë marrë nën kujdesin e autoriteteve.

Sipas mediave greke, Pandeli Nakoleci ka qenë përdorues droge dhe në qershorin e kaluar kishte tentuar vetëvrasje. Ai ka pasur gjithashtu precedentë penalë për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...