29.2 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji, dyshohet për arrest kardiak

Një lajm i rëndë ka tronditur botën e medias shqiptare. Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, është ndarë sot nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 16:10, në një restorant pranë rrugës “Butrinti” në Sarandë, ku Zheji po drekuar me bashkëshorten dhe djalin e tij. Sipas burimeve, ai ka pësuar arrest kardiak dhe, pavarësisht ndërhyrjes së urgjencës, ka ndërruar jetë gjatë transportit drejt spitalit.

Policia njofton se po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Artur Zheji ka qenë një ndër figurat më të spikatura të gazetarisë dhe analizës politike në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë në media, ai njihej për opinionet e drejtpërdrejta dhe analizat kritike mbi zhvillimet politike e shoqërore.

Lajmi i ndarjes nga jeta të Zhejit ka shkaktuar tronditje të madhe te kolegët, miqtë dhe publiku, duke lënë një boshllëk të ndjeshëm në botën e medias shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...