0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

“Akademia e Shkencave është kthyer në skutë politike”/ Ina Zhupa: “Pjesë e një shteti që i ka të gjitha pushtetet”

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa me anë të një deklarate ditën e sotme ka thënë se ceremonia e zhvilluar në Akademinë e Shkencave nuk ishte gjë tjetër veçse një “plenum i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Rilindur”.

Sakaq, ajo shtoi se Akademia është kthyer në një skutë politike dhe është bërë pjesë e shtetit që ka në dorë të gjitha pushtetet.

Deklarata e plotë:

Ceremonia që ndoqët sot duhet të ishte një ditë feste për shkencën dhe mendimin shqiptar. Siç e prisnim dhe siç e patë, nuk rezultoi më shumë se një plenum i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Rilindur, një takim i udhëheqësit me shokët e një Akademie pa shkencë dhe të pashoqe në botë.

 

Për faktin e thjeshtë dhe fatin e keq, se Akademia e Shkencave është kthyer në skutë politike, pjesë e një shteti që i ka të gjitha pushtetet.

 

Një Akademi shkencash serioze do të kishte folur ndërkohë për udhëkryqet ku gjendet Shqipëria:
Për dramën e shpopullimit;
Për Ballkanin e Hapur që, nën maskën e lirisë, kthen ditët e Jugosllavisë;
Për rrënimin e trashëgimisë kulturore, si në rastin e Butrintit, ku kryetari i Akademisë tha se nuk i kishte pyetur njeri;
Për tekstet shkollore me plot marrëzira, ndër të tjera prindi 1 dhe prindi 2;

Për idenë kombëtare, apo ku po shkon kombi në 100 vjetëshin e dytë të ekzistencës si shtet.
Vepra e vetme në shkencë e Akademisë mbetet pamfleti udhëzues për Covid-19, një doracak i shkarkuar në internet.

Por, të presësh më shumë nga kjo Akademi do të thotë të kesh pritshmëri, së pari nga kreu i saj, dhe së dyti nga ai që e caktoi në drejtim të këtij institucioni. Ju kujtojmë se sot Akademia e Shkencave drejtohet në mënyrë të paligjshme nga Skënder Gjinushi, nje kryetar i padekretuar nga Presidenti i Republikes.

Mos dekretimi erdhi për shkak të faktit se Gjinushi ishte në shkelje flagrante të ligjit: mbante postin e kryetarit të një partie politike dhe emërohej në krye të Akademise se Shkencave.
Ju lujtojmë gjithashtu se Skënder Gjinushi, ka qenë ministri i fundit i Arsimit i diktaturës Hoxha-Alia.

Ju kujtojmë se “Ligji për Akademinë e Shkencave” eshte antikushtetues, sepse Asambleja e ASH ka marrë kompetenca qe i ka vetem parlamenti, duke miratuar kryetarin pa dekret.

Dekretimi i Kryetarit te ASh eshte komptence eksplicite e Presidentit e shprehur ne kushtetute.
Në këto kushte nuk kemi Akademi që përcakton programacionin e kombit dhe të shtetit, por një seksion të pushtetit të Edi Ramës.

Edi Rama e ka kthyer një prej institucioneve themeltare të Republikës në një azil pensionistësh politikë, kontributi i fundit në shkencë i të cilëve ka qenë para rrëzimit të komunzimit.
Të bësh shkencë me njerëzit e Pilo Peristerit në kohën e Elon Musk, është një përrallë nga Zululandi.

Partia Demokratike do ndjekë te gjitha hapat e nevojshëm, ne gjykatat kombetare edhe nderkombetare, qe Akademia të mos jete pensionim luksi per politikanet e fundit te diktatures, por institucion i pavarur nga politika, institucion mendimi dhe qendrimesh publike ne te mire te zhvillimit të shtetit dhe kombit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT