Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën 410 në Naro, provinca Agrigento, Itali. Sipas autoriteteve lokale, një person ka humbur jetën, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur. Viktima raportohet të ketë origjinë shqiptare.
Ngjarja ndodhi pranë kthesës për në Agrigento, ku një makinë u përplas me një kamion që transportonte fruta. Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona të tjerë mbetën të plagosur.
Autoriteti Kombëtar Italian i Rrugëve urdhëroi mbylljen e rrugës në të dyja drejtimet, ndërsa policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.






