7.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Aksident fatal në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, një person humbet jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht, ku një mjet tip Benz është përplasur me një automjet tip “Citroen”, rezultojnë në vdekjen e një 80-vjeçari. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:50 të mëngjesit të datës 29 prill 2024.

Automjeti i drejtuar nga shtetasi D. Y., 46 vjeç, u përplas me automjetin e drejtuar nga shtetasi Y. M., 58 vjeç. Si pasojë e përplasjes, përveç vdekjes së 80-vjeçarit F. Z., një person tjetër është dëmtuar. Drejtuesi i automjetit tip “Citroen”, 58-vjeçari Y. M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 29.04.2024, rreth orës 04:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë”, njofton policia.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun paraprak të aksidentit, duke dyshuar se kalimi në korsinë tjetër të rrugës, pa mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, mund të jetë shkaktari. Veprimet e mëtejshme procedurale janë në vazhdim, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...