34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Foto/ Ky eshte shqiptari i arrestuar në Gjermani për vrasjen e pronarit të lokalit

Rrustem Llapi, një shqiptar nga Kosova, është arrestuar në Gjermani pas akuzave për vrasjen e pronarit të një lokalit me armë zjarri. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e 28 prillit para një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorf-it. Viktimë e kësaj ngjarjeje është Aleksandër Stefanoviç, i cili kishte shtetësi serbe dhe gjithashtu praktikonte artet marciale.

Sipas mediave lokale, konflikti ka nisur pas një debate në mes të pronarit të lokalit, 38-vjeçarit, dhe Rrustem Llapit, 52-vjeçarit nga Kosova. Rrustem Llapi, që jetonte prej kohësh në Gjermani, ka qëlluar me armë drejt 38-vjeçarit jashtë lokalit, duke shkaktuar vdekjen e tij.

Shkaku i konfliktit dhe vrasjes së 38-vjeçarit ende nuk është bërë i ditur. Policija ka arrestuar Rrustem Llapin në vendin e ngjarjes, i cili nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit dhe është kapur me armë në dorë. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrethanat e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...