Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë–Ersekë, pranë fshatit Dvoran. Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të automjetit.
I lënduari është nxjerrë nga mjeti dhe po transportohet drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Gjendja shëndetësore e drejtuesit nuk është bërë ende e ditur. Autoritetet po hetojnë nëse shkaku i aksidentit lidhet me shpejtësinë, kushtet e rrugës apo faktorë të tjerë.






