Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Mabe. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy personave, një çift bashkëshortësh. Ata janë dërguar menjëherë me ambulancë në spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Ende nuk janë zbuluar shkaqet e përplasjes, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.