7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Aksident i rëndë në Lushnje: Dy automjete përfundojnë brenda një lokali, një i plagosur dhe dëme të mëdha materiale

Mesnatën e së martës, një aksident i rëndë ndodhi në fshatin Pluk, Lushnje, kur dy automjete përfunduan brenda një lokali, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe plagosjen e një personi. Automjeti tip “Volksvagen” me targa AA 568xi, pasi humbi kontrollin, goditi një automjet tip “Benz” të parkuar përpara lokalit. Si pasojë e përplasjes, të dy mjetet përfunduan brenda ambienteve të lokalit, duke e shkatërruar plotësisht.

Drejtuesi i “Volksvagen”-it u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën mjekësore. Për fat të mirë, në momentin e aksidentit, lokali ishte i mbyllur dhe nuk kishte klientë apo personel brenda tij, duke shmangur kështu dëme më të mëdha në njerëz. Pronarja e lokalit, e tronditur nga ngjarja, deklaroi se kishte qenë në shtëpi kur dëgjoi zhurmën dhe më pas pa pamjet nga kamerat e sigurisë.

Dëgjuam një zhurmë të tmerrshme ndërsa ishim në shtëpi dhe pamë nga kamerat çfarë kishte ndodhur. Këtu është shkatërruar gjithçka”, tha ajo.

Ende nuk dihet nëse drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e alkoolit apo substancave narkotike, por autoritetet po hetojnë dhe kanë theksuar se shpejtësia e automjetit ka qenë e lartë. Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...