16.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Aksident i rëndë në Vlorë, makina del nga rruga, plagosen tre persona!

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në bypass-in e Vlorës. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur tre persona që udhëtonin me të, shoferi dhe dy pasagjerët.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti por policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në bypass, shtetasi K. K., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 51-vjeçari, së bashku me 2 pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit T. M, dhe L. M, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT