Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Sarandë-Delvinë.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë ka ndërruar jetë Irodhis Dalani.
Pavarësisht se u dërgua për mjekim drejt Janinës, Dalani nuk ka mundur të mbijetojë.
Irodhis Dalani ka qenë kryetar i Komunës Livadhja dhe ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit.