Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme, rreth orës 15:10, në aksin Kuç–Vlorë, në fshatin Gjorm. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Volkswagen me targa AB173GF, që drejtohej nga shtetasi M.T., rreth 50 vjeç, dhe ku udhëtonte edhe pasagjeri D.T., 33 vjeç, humbi kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë.
Mjeti doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal kullues, ndërsa të dy personat u transportuan me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.






