28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Përmbytjet në jug të vendit: 25 familje evakuohen në Çukë, probleme të shumta në disa qarqe

Përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq kanë krijuar situata emergjente në disa zona të vendit, ku më e prekura mbetet fshati Çukë i Sarandës. Pas çarjes së argjinaturës një ditë më parë, 25 familje u evakuuan dhe aktualisht po strehohen përkohësisht në çadra të vendosura nga autoritetet. Ndërkohë, për banorët e tjerë janë shpërndarë ndihma emergjente.

Fier–Lushnje: Lumi Seman del nga shtrati
Problematika të theksuara raportohen edhe në qarkun e Fierit, ku lumi Seman ka dalë nga shtrati, duke përmbytur stalla dhe pemishte në zonën e Mbrostarit. Po i njëjti lumë ka përmbytur rreth 200 hektarë tokë bujqësore në Ngurrëz Imësht të Lushnjes, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët.

Vlorë: Vjosa në kufijtë e rrezikut
Në Vlorë, niveli i lumit Vjosa vijon të jetë i lartë, duke u luhatur nga 7.8 deri në 8.3 metra. Për dy ditë me radhë janë shënuar ulje-ngritje të vazhdueshme, por pa rënë nën kufirin e zonës së rrezikut. Forcat e emergjencave civile dhe pushtetit vendor mbeten në gatishmëri përgjatë gjithë shtratit të lumit, sidomos në urën e Mifolit, ku janë identifikuar problematikat kryesore.

Berat–Dimal–Kuçovë: Tokat nën ujë, disa banesa të izoluara
Edhe pse situata në qytetin e Beratit paraqitet e stabilizuar, fshatrat përreth vazhdojnë të përballen me përmbytje në tokat bujqësore. Në bashkinë Dimal, disa banesa në lagjen Dafinë dhe në fshatin Çiflik mbeten të përmbytura. Në bashkinë Kuçovë, zona e Tapi shënon dëmtime në sera dhe tokë të punueshme.

Gjirokastër: Rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie
Në qarkun e Gjirokastrës, rruga Suhë–Poliçan në bashkinë Libohovë vijon të jetë e bllokuar, ndërsa ura e Glinës në Dropull është dëmtuar nga prurjet e larta të ujit. Reshjet e dendura kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Memaliaj, ku 20 fshatra mbeten pa furnizim.

Autoritetet qendrore dhe lokale ndjekin nga afër situatën, ndërsa pritet një vlerësim më i detajuar i dëmeve në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...