11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Levan-Tepelenë. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15 në fshatin Buzmadh.

Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e për pasojë makina ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Nuk raportohet për viktima, por vetëm për të plagosur.

Policia bën me dije se shtetasi Maks Hebeja, 46 vjeç, banues në Patos, udhëtonte me një familje emigrantësh që vinin nga Greqia për të kaluar pushimet në Patos.

Duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që gruaja dhe dy fëmijët fatmirësisht nuk patën dëmtime.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë fakti që drejtuesi i mjetit “Honday” ka qenë i përgjumur në timon.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...