Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private.
Në ngjarje janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”, ndërsa si pasojë e përplasjes është lënduar një person, i cili është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Deri më tani, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurit.






