25.9 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

UGSH reagon pas përjashtimit të reporteres Meta: “Një precedent shqetësues për lirinë e medias”

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar sot pas incidentit gjatë konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama, ku reporteres Ambrozia Meta i është ndaluar pjesëmarrja. UGSH e konsideron vendimin e kryeministrit një pengesë ndaj aksesit dhe lirisë për komunikim me median, duke theksuar se situata përsërit një model të përdorimit të tonit verbal për të shmangur përgjigje konkrete mbi çështje shqetësuese për vendin.

“Polemika verbale e kryeministrit me reporteren Meta zhvleftëson qëllimin e konferencës dhe shmang mundësinë për përgjigje konkrete. Masa përjashtuese shënon një rast të përsëritur të mospërmbajtjes së tij ndaj këmbënguljes për përgjigje specifike,” thuhet në njoftimin e UGSH.

Unioni i Gazetarëve u bën thirrje zyrtarëve të lartë politikë që konferencat për shtyp të mos shfrytëzohen si foltore për politizim dhe intimidim, ndërsa i apelon gazetarëve për solidaritet dhe respektim të parimeve etike. UGSH paralajmëron se sjellje të tilla shkaktojnë dëme serioze dhe stigmatizime politike, duke rrezikuar lirinë e medias dhe transparencën e informacionit për qytetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...