Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, pranë Qukësit. Sipas informacionit paraprak, drejtuesi i një trajleri ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij, duke e bërë që ai të dalë nga rruga.
Fatmirësisht, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Për shkak të aksidentit, ka pasur një ngarkesë të lehtë të trafikut, pasi po punohet me një korsi derisa trajleri të hiqet nga rruga.






