Një aksident me dëme materiale ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Veliternë.
Automjeti, i cili ka dalë nga rruga, transportonte një drejtues dhe një pasagjer. Fatmirësisht, të dy nuk kanë pësuar asnjë lloj lëndimi. Shkak i dyshuar për aksidentin është shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit. Automjeti duket se ka goditur ndarësen e trafikut dhe më pas ka përfunduar në një tokë bujqësore disa metra poshtë rrugës.
Autoritetet pritet të mbërrijnë në vendngjarje për të ndihmuar në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.