Një aksident ka ndodhur pranë fshatit Buqezë në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë. Automjeti tip “Opel”, i drejtuar nga një 27-vjeçar, është përplasur me një motor, me drejtues një 48-vjeçar.
Drejtuesi i motorit është i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të siguruar informacione rreth këtij aksidenti.
Aksi Pogradec – Qafë Thanë ka qenë subjekt i shumta aksidentesh, shpeshherë si pasojë e mosrespektimit të sinjalistikës nga drejtuesit e mjeteve, raporton policia.