Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës, Durrës, ku një makinë është përplasur me një motor, i cili drejtohej nga një i moshuar.
I plagosur i moshuari, dërgohet në spital
Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Raportohet se ai ka marrë dëmtime në kokë.
Policia nis hetimet
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.