15.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Aksident në Elbasan: Arrestohet shoferi i dehur dhe pasagjeri që nuk kallëzoi ngjarjen

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në fshatin Tregan, Elbasan, ku një 44-vjeçar i identifikuar me inicialet F.P., duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur një këmbësor dhe një mjet bujqësor të parkuar, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Pas veprimeve hetimore të policisë, F.P. u arrestua, ndërsa në pranga ra edhe një 55-vjeçar, pasagjer në automjet, i cili nuk njoftoi autoritetet për aksidentin.

Si rezultat i hetimeve të menjëhershme, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan dhe arrestuan drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin. Po ashtu, u arrestua edhe shtetasi A.B., 55 vjeç, për moskallëzim të krimit. Automjeti i përdorur nga 44-vjeçari u gjet dhe u sekuestrua nga policia,” thuhet në njoftimin zyrtar.

I lënduari, 56-vjeçari F.K., ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës, ku po merr kujdes mjekësor.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...