34.9 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Parashqevi Simaku del nga spitali në New York: “Jam mirë, faleminderit për mbështetjen”

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në New York pas një periudhe 4-javore rikuperimi. Ajo ka dhënë një mesazh për të gjithë fansat dhe miqtë që e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe.

Përmes videove të postuara nga biznesmeni Elton Ilirjani në Instagram, Simaku ndau emocionet e saj duke theksuar se ka qenë në një pushim absolut, ka bërë ushtrime fizike dhe ka konsumuar shumë ujë.

Të falenderoj nga zemra për këtë dhuratë shpirtërore, njerëzore edhe engjëllore, Elton Ilirjani. Unë bëra një pushim absolut për katër javë. Përditë bëja fiskulturë edhe pija ujë e jo raki,” u shpreh ajo me humor.

Ajo shprehu gjithashtu dëshirën për të ardhur në Tiranë dhe për të organizuar një mbrëmje muzikore për fansat shqiptarë.

Shpresoj që Zoti na e bën kismet të vijmë në Tiranë dhe të bëjmë një mbrëmje ashtu alla shqiptarçe. Ju falenderoj nga zemra për të gjitha dhuratat dhe lutjet,” shtoi artistja.

Lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, Simaku konfirmoi se analizat i kanë dalë me sukses dhe se ndodhet në një gjendje shpirtërore shumë të mirë.

Kujtojmë se gjatë muajit janar, Simaku u shtrua në një spital në New York, një lajm që u bë publik nga Elton Ilirjani. Në atë kohë, ai deklaroi se këngëtarja ishte e shtruar në një spital psikiatrik, ndërsa e përshkroi situatën si një nga momentet më të vështira.

Tani që Simaku është rikuperuar, fansat presin me padurim nëse ajo do të rikthehet në skenë për një koncert të veçantë në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...