2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Aksident në Elbasan, përplasje “kokë më kokë” në Unazën Jugore

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Elbasan, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” gjatë lëvizjes në Unazën Jugore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 në zonën e njohur si “Lagja e Kinezëve”. Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet pësuan dëmtime të konsiderueshme, ndërsa njëri nga drejtuesit mbeti i plagosur.

I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po i nënshtrohet trajtimeve dhe kontrolleve mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe dëmtimet nuk paraqesin rrezik për jetën.

Në vendngjarje mbërriti policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu dokumentacionin e drejtuesve dhe kushtet e rrugës për të përcaktuar përgjegjësinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...