Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Bishqem, në aksin “Peqin-Elbasan”, ku një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga Ronaldo Shabani, është përplasur dhe ka përfunduar në oborrin e një banese. Mjetit i është zënë rruga nga një tjetër automjet, dhe për pasojë ka shkaktuar aksidentin. Fatmirësisht, përplasja nuk ka rrezikuar jetën e disa personave që kishin qenë aty pak minuta para ngjarjes.
Në aksident kanë mbetur të plagosur Rexhino Shabani, Alim Shabani dhe Adriatik Shabani, të tre nga e njëjta familje. Ata janë dërguar për mjekim dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon punën për identifikimin e automjetit që ka bllokuar rrugën dhe shkaktuar përplasjen.






