23.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Aksident në Fushë-Krujë/ Makina përplas 72-vjeçarin që lëvizte në këmbë, i moshuari përfundon në spital

Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme në zonën e Fushë-Krujës. Një makinë me drejtues shtetasin G.B. ka goditur një 72-vjeçar i cili lëvizte në këmbë.

Sipas policisë, 72-vjeçari me iniciale M.M u transportua menjëherë në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Krujës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 26.11.2021, në Fushë Krujë, mjeti me drejtues shtetasin G. B., ka goditur shtetasin  këmbësor, M. M. 72 vjeç.,banues në Fushë Krujë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Qëndrën Shëndetësore Fushë Krujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT