7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Sipas mbrojtjes, Policia ka ofruar garanci për lirim me kusht të Veselit, ish-luftëtari i UÇK-së ndodhen në Hagë dhe akuzohet për krime lufte

Mbrojtja e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale ka thënë se Policia e Kosovës ka ofruar masën e sigurisë për të liruar me kusht njërin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një përgjigje të mbrojtjes ndaj vendimit të Prokurorisë për mbajtjen e Veselit, të publikuar nga Specialja, thuhet se Policia e Kosovës ka dhënë përgjigje në kërkesën për ofrimin e sigurisë në rast të lirimit me kusht, më 27 tetor.

“Përgjigjet e Policisë janë të përpikta, profesionale dhe zbusin direkt të vetmin rrezik të mbetur të identifikuar nga arresti shtëpiak. Si rezultat, mbrojtja tani vlerëson se ndalimi i Veselit në Njësinë e Paraburgimit në Hagë duhet të marrë fund dhe se ai duhet të lirohet në arrest shtëpiak në Kosovë, për pjesën e mbetur të fazës paraprake të gjykimit”, thuhet në përgjigje, raporton Koha.net

Policia e Kosovës kohë më parë ka refuzuar të japë detaje për përgjigjen ndaj kërkesës së Speciales për ofrimin e sigurisë për ish-krerët e UÇK-së, në mënyrë që ata të lirohen me kusht.

Veseli akuzohet për krime lufte bashkë me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...