Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, duke shkaktuar panik tek kalimtarët.
Sipas burimeve paraprake, një automjet tip “Fiat Punto”, i drejtuar nga një shtetas i moshuar, ka përplasur dy gra që po kalonin rrugën në vijat e bardha.
Të plagosurat janë transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.






