Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën D të minierës së Bulqizës, ku një 33-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i riu është goditur nga një masiv gurësh. Pas incidentit, ai është transportuar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes së tij të rënduar, autoritetet kanë vendosur që 33-vjeçari të transportohet me helikopter drejt Tiranës, ku do të marrë trajtim më të specializuar. Gjendja e tij mbetet kritike dhe pritet që të marrë kujdesin maksimal në kryeqytet.