Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në Unazën e Madhe, në afërsi të Saukut, ku një automjet ka përplasur një lopë. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet të ketë pasur dëme në njerëz. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të marrë masat e nevojshme.