Një aksident ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Lapardha, Vlorë, ku një makinë tip Toyota ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës.
Drejtuesi i mjetit ka pësuar disa plagë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. Policia është në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.