Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së hënës në zonën e Skela, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që po kalonte rrugën me biçikletë pranë vijave të bardha.
Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka pësuar lëndime të lehta. Ai mori ndihmën e parë nga shërbimi i emergjencës dhe më pas u transportua në spital për trajtim të mëtejshëm.
Policia e Shtetit ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.






