27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet nga Babaramo’ shkarkohet nga Report TV

Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”.

Vetë Babaramo ka treguar se njoftimi për pushimin erdhi në orët e vona të mbrëmjes nga pronari i televizionit. “Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna”, tha gazetari.

Ai shtoi se i ishte komunikuar një mesazh i qartë: “Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim”.

Babaramo u shpreh gjithashtu mirënjohës ndaj publikut dhe bashkëpunëtorëve: “Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim. Bashkëpunimi im me televizionin Report TV është ndërprerë në mënyrë të njëanshme”.

Shkarkimi i tij ka shkaktuar reagime në opinionin publik, duke ngritur debate mbi lirinë e medias dhe rolin e kritikës ndaj pushtetit në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...