Paraditen e sotme, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur përballë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë, ku një makinë ka përplasur një burrë rreth 55 vjeç që po kalonte rrugën.
Sipas dëshmitarëve, përplasja ka qenë e fortë dhe këmbësori ka marrë plagë të rënda. Menjëherë pas aksidentit, një ambulancë ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka transportuar të lënduarin drejt Spitalit të Traumës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Shoferi i mjetit është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit, ndërsa forcat e rendit po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë përplasje.






