30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Gjekmarkaj akuzon Ballën dhe PS-në: “Kuvendi të mbyllet deri në pranverë për reflektim”

Gjatë Konferencës së Kryetarëve, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, kritikoi me ashpërsi retorikën e përdorur nga deputetët e Partisë Socialiste në Kuvend. Ai ironizoi mbi menaxhimin e punës parlamentare, duke sugjeruar që “Kuvendi të mbyllet deri në pranverë për reflektim”.

Gjekmarkaj iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke kërkuar që ai të kërkojë falje për një fyerje të bërë jashtë mikrofonit në Kuvend:
“Unë mendoj që secili është përgjegjës për veten, për retorikën që ndërton! Ju na thoni: fol si duhet, fol ashtu, fol kështu, fol gjatë, fol shkurt, mos bëj moral, mos bëj zhurmë… Po më duket normale që nga pala tjetër të na mësojnë se si të sillen deputetët? Kjo është çështje e secilit. Sileni nga arroganca si edukator!”

Ai shtoi se zonjat e PS-së nuk e dëgjuan fyerjen e Ballës, ndërsa ai theksoi rëndësinë e përgjegjësisë personale në Parlament:
“Të gabosh është njerëzore, të persistosh në gabim është djallëzore! Gjithë kohës jeni me dy standarde dhe zoti Balla duhet të kërkojë falje.”

Gjekmarkaj përfundoi me një apel ironik për një pushim të Kuvendit:
“Meqë jeni lodhur, sugjeroj ta mbyllni deri në pranverë këtë Parlament: pushoni, refletoni, kalon dimri, vjen pranvera, shohim e bëjmë! Nuk po bëj diversion, po konstatoj derexhenë institucionale.”

Komentet e tij kanë ngjallur reagime në sallën e Konferencës, duke rihapur debatin për komunikimin dhe etikën mes grupeve parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...