Një aksident i rëndë rrugor ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Divjakë–Lushnjë, ku u përfshinë një mjet bujqësor pa targa dhe një motomjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, një 70-vjeçar, humbi jetën menjëherë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit bujqësor, 67 vjeç, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit, duke përfshirë shkaqet dhe dinamikën e përplasjes.






