Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës. Rreth orës 01:20, një 35-vjeçar me iniciale R. T., duke drejtuar një motor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit,” njoftoi policia.