10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë – 28-vjeçari Serxhio Gogaj humb jetën pas daljes nga rruga

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 04:50 në aksin Fier–Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës. Viktima është identifikuar si Serxhio Gogaj, 28 vjeç, me banim në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, automjeti tip Volkswagen, që drejtohej nga i riu, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues me ujë, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Dyshimet paraprake

Gazetari Yrjet Saliasi raporton se shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë përgjumja, e ndjekur nga shpejtësia e lartë, çka ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin dhe të thyejë barrierën mbrojtëse metalike para se makina të përfundojë në kanal.

“Rreth orës 04:50, në vendin e quajtur ‘Rotondo e Kolonjës’, shtetasi S. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka rënë në një kanal me ujë dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ekspertiza do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes

Trupi i të ndjerit është transportuar në morgun e spitalit të Lushnjës, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore pritet të saktësojë nëse shkaku i vdekjes ka qenë përplasja apo mbytja nga uji pas rënies në kanal.

Policia rrugore ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky është një tjetër episod tragjik që ngre alarmin për drejtimin e automjeteve në orët e vona, veçanërisht kur shoferët janë të lodhur apo të përgjumur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...