7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Aksident tragjik në Fushë Arrëz – Humb jetën turisti sllovak, bashkëudhëtarja në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku një motor me turistë sllovakë është përplasur me një automjet.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryezi, ku shtetasi sllovak Z. S., duke drejtuar motomjetin, është përplasur me një automjet të drejtuar nga shtetasi shqiptar R. V.. Si pasojë e përplasjes, motori është rrëzuar dhe të dy turistët kanë pësuar dëmtime të rënda.

Z. S. ka ndërruar jetë në Spitalin e Pukës, ndërsa pasagjerja në motor, shtetasja B. T., ndodhet në gjendje të rëndë dhe po transportohet me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Deri tani nuk ka informacione zyrtare për shkaqet që çuan në përplasjen fatale.

Autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar në rrugët malore dhe turistike, të cilat këto ditë verore frekuentohen nga shumë turistë vendas e të huaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...