19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Aksion ndaj strukturave paralele në Kosovë: Mbyllen komunat ilegale

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës, është zhvilluar një operacion për mbylljen e strukturave paralele të Serbisë në territorin e Kosovës.

Ministri bëri të ditur se komuna ilegale e Pejës në Gorazhdec, komuna paralele e Istogut në Osojan dhe komuna paralele e Klinës në Videjë janë mbyllur në këtë aksion. Ai theksoi se ky veprim vjen në përkushtim të plotë ndaj fuqizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe respektimit të Kushtetutës dhe unitaritetit të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri i Punëve të Brendshme tha se me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

“Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj. Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, ka shkruar Sveçla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...