18.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Aksioni i IKMT-së ndaj Prestige Resort, reagon Erisa Xhixho: “Një tjetër këmbanë alarmi për rënien e standardeve të demokracisë”

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në lidhje me aksionin e paligjshëm të IKMT-së dhe policisë ndaj Prestige Resort.

Përmes një postimi në facebook, Xhixho shkruan se kjo është një këmbanë alarmi për rënien e standardeve të demokracisë në Shqipëri.

Ajo shton se Prestige Resort po sulmohet për t’i mbyllur gojën mediave që denoncojnë korrupsionin galopant të qeverisë.

POSTIMI I PLOTË

Sulmi i radhës ndaj Prestige Resort në shkelje të ligjit, me përdorimin arbitrar të forcave të policisë, nuk është gjë tjetër veçse sulm i hapur ndaj lirisë së medias.

Kjo është një tjetër këmbanë alarmi për rënien drastike të standardeve të demokracisë në Shqipëri.

Përpjekja e dëshpëruar e kësaj qeverie për të mbyllur çdo dritare informimi që nxjerr zbuluar abuzimin monstruoz me paratë e taksapaguesve shqiptarë është e destinuar të dështojë!

Abitrariteti policor mbi biznesin dhe intimidimi i mediave nuk i mbulojnë dot megaskandalet e inceneratorëve, PPP-ve apo Portit të Durrēsit!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT