10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Akti normativ për simbolet kombëtare/ Berisha: “Kjo qeveri dhe kreu i saj për flamur të vërtetë ka atë të Beogradit”

Kreu i PD Sali Berisha në seancën e sotme plenare në Kuvend , u ndal tek akti normativ për simbolet kombëtare. Berisha s’i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë aleat të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ne mblidhemi këtu për një akt fasadë të radhës . Në aparencë për një akt që synon të rregullojë vendosjen e flamurit europian krahas flamurit tonë, por de facto vijmë këtu si vendi, si populli i ëndrrave të grabitura e të rrënuara. Që nga mesi i viteve 800 dhe gjer sot, ëndrra e shqiptarëve ishte ëndrra europiane. Ajo u formua me gjak , para se të shkruhej në libra. Me një qëndresë ndaj të tjerëve që parashikonin të na konvertonin totalisht për të mos thënë të na shfarosnin nga trojet tona. Një rol më i ligë se sa vetë pushtuesit kanë luajtur shqiptarët.

Një përpjekje  Ahmet Zogut për ta shkëputur Shqipërinë nga otomanizmi 5 shekullor, u ndërpre nga një diktaturë , një tradhti kombëtare që jo vetëm la Kosovën nën sundimin e Jugosllavisë dhe Serbisë, por bëri gjithçka që dhe Shqipërinë ta shndërrojë në pjesë të Jugosllavisë. Enver Hoxha për karrigen e tij e shkëputi Shqipërinë nga rrjedha europiane. Edhe në vende të tjera ishin diktatura por jo izoluese në shkallë të tmerrshme si diktatura e Enver Hoxhës. Lëvizja studentore shënoi një akt madhor dhe krahas përmbysjes në rrafshin kombëtar ajo lëvizje i dha fund tentakulave të Beogradit në Tiranë. Në këte udhëtim drejt Europës sigurisht do kishim vështirësi, por u dëshmua një udhëtim i pandalshëm. Endrra europiane e shqiptarëve u konkretizua me anëtarësimin e vendit në NATO dhe një seri aktesh e marrëveshje historike me BE. Sot votojmë për flamurin europian, por kjo qeveri dhe kreu i saj për flamur të vërtetë ka atë të Beogradin dhe kryeqytet të vërtetë ka Beogradin. Në 2013 Edi Rama sikur të zgjidhej nga varr Enver Hoxha vrapoi me padurim drejt Beogradit, por në vitin 2010-2013 pati proces intensiv  midis Prishtinës dhe Beogradit. Rama u vu në shërbim të padronit të tij”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...