19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Akuza për shtyrje në vetëvrasje: Erdgys Arrazi refuzon të jap detaje, kërkimet vazhdojnë në lumin Bunë

Erdgys Arrazi, akuzuar për shkaktimin e vetëvrasjes, ka refuzuar të japë detaje lidhur me marrëdhënien dhe akuzat e ngritura ndaj tij. Ai është treguar i ftohtë dhe i fjalëpak gjatë marrjes në pyetje, duke mohuar dhunën ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. Megjithatë, ai ka pranuar se ka pasur konflikte me bashkëshorten, por pa dhënë shumë detaje.

Nuk ka shfaqur asnjë ndjesi kur i është dhënë lajmi se gruaja dhe fëmijët janë hedhur në lumin Bunë. Denoncimi për zhdukjen e tyre është bërë nga motra e gruas, e cila ka informuar policinë për dhunën që ushtronte Erdgys Arrazi ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me polumbarët e RENEA dhe shërbimet e tjera, po kryen kërkime nga ura e vjetër e lumit Buna deri në Velipojë, në përpjekje për të gjetur viktima të tjera të mundshme. Megjithatë, deri tani nuk janë gjetur shenja të dhunës në trupin e pajetë të 9-vjeçares që u gjet në lum.

Kërkimet për viktima të tjera vazhdojnë, ndërsa policia dhe prokuroria vazhdojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.


“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...