23.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

“Akuzohet vetëm se është vëllai im”,Rama mohon akuzat ndaj vëllait të tij Olsi Rama

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin investigativ “Report” në Rai3, ka folur lidhur me akuzat e bëra ndaj vëllait të tij, Olsi Rama. Ai i ka quajtur këto akuza si ndërhyrje të neveritshme në jetën e një personi që nuk ka asnjë lidhje me pretendimet dhe që është akuzuar vetëm sepse është vëllai i tij.

Është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston,” tha Rama.

Rama shtoi se vëllai i tij ka ngritur një padi për shpifje dhe shpreson që drejtësia ta sqarojë këtë çështje.

Rai3: Ne kemi përmendur edhe vëllain tuaj, Olsi Rama.

Rama: “Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston. Po ashtu, ai ka ngritur edhe padi dhe tani shpresoj që edhe kjo gjë do të sqarohet nga prokuroria e posaçme. Po, e kuptoni? Ju jeni shërbimi publik italian, nuk jeni një kanal shqiptar që bën si të dojë, sepse, në fund të fundit, të flasësh për të tilla gjëra të thuash që, i vëllai, aaa është akuzuar. I akuzuar nga kush, i akuzuar për çfarë? Pastaj, ku janë provat? Pastaj, këto “prova”, janë tani, shpresoj nën hetim.”

Rai3: Di që është rihapur hetimi pas emisionit.

Rama: “Janë nën hetim, pasi ai ka paraqitur padi për shpifje, kështu që këtu i duhet lënë në dorë drejtësisë. Por t’i marrësh gjëra të tilla e të formosh një mozaik me copëza që janë të gjitha gjysmë të vërteta. Janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe për këtë arsye gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha, mashtrimet më të mëdha.”

Në këtë intervistë, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e drejtësisë dhe nevojën për të trajtuar çështjet bazuar në fakte të dokumentuara dhe jo në supozime apo gjysmë të vërteta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT