Një 17-vjeçare u transportua menjëherë në urgjencën e spitalit të Korçës pas dyshimit se kishte konsumuar një dozë të lartë ilaçesh me qëllim vetëvrasjeje.
Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, ndërsa vajza u gjet nga familjarët në banesën e saj në lagjen 18.
Gjendja e saj shëndetësore mbetet e paqartë, pasi mjekët po i japin ndihmën e nevojshme. Policia ndodhet në spital për të nisur hetimet mbi shkaqet që çuan të miturën drejt këtij akti.






