Një kovë me një përzierje kimike ka çuar në izolimin e menjëhershëm të një zone në Vlorë, për shkak të rrezikut potencial për shpërthim dhe flakë.
Sipas informacioneve paraprake, njoftimi u bë nga ambientalisti Niko Dumani, i cili konstatoi se lënda, e ruajtur prej vitesh në një ambient banese, paraqiste rrezik të madh për komunitetin.
Dumani bëri me dije se përzierja përbëhej nga metan dhe natrium, e përgatitur dikur për përdorim në laboratorë shkollorë. Ai shtoi se situata u bë e rrezikshme kur lënda pati kontakt me energjinë dhe ujin, duke shkaktuar flakë dhe kërcënim shpërthimi.
Autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme për evakuimin dhe izolimin e zonës, ndërsa po vazhdojnë hetimet dhe neutralizimin e përzierjes.






