4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Alarm për sigurinë ushqimore: AKU bllokon mbi 5 tonë produkte të rrezikshme për shëndetin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar një sasi të madhe produktesh ushqimore të rrezikshme për konsum, duke përfshirë 985 kg açuge të kriposur të infektuar me parazitin L3 Anisakis dhe 4516.75 kg fileto derri me prani të bakterit Salmonella spp.

Rreziku nga açuga e kriposur

Paraziti L3 Anisakis është veçanërisht i rrezikshëm për konsumatorët, veçanërisht për ata që preferojnë peshkun krudo. Ky parazit mund të shkaktojë inflamacion të traktit gastrointestinal, si dhe të depërtojë në mukozën e stomakut ose zorrëve, duke sjellë komplikime serioze shëndetësore. Për fat të mirë, AKU ka konfirmuar se sasia e bllokuar nuk ka hyrë në treg dhe do të asgjësohet në Shqipëri.

Rreziku nga fileto e derrit me Salmonella

Ndërkohë, rreziku mbetet i lartë për 4516.75 kg fileto derri, ku u konstatua prania e Salmonella spp, një bakter që mund të shkaktojë diare, ethe dhe dhimbje stomaku. AKU ka lënë të hapura dy mundësi për trajtimin e kësaj sasie:
1. Asgjësimi i plotë i mishit
2. Rihyrja në treg përmes subjekteve që plotësojnë kushtet për trajtimin e tij

Megjithatë, transparenca e institucionit mbetet në pikëpyetje, pasi drejtori i AKU-së, Olsi Komici, nuk ka dhënë asnjë informacion mbi mënyrën se si do të trajtohet ky mish dhe në cilat kushte mund të rihidhet në treg.

Ky rast ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë ushqimore dhe mungesën e transparencës institucionale, ndërsa konsumatorët kërkojnë më shumë informacion dhe masa të rrepta për mbrojtjen e shëndetit publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...