7.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Albin Kurti refuzon takimin me kryeministrin shqiptar: S’e takoj nëse nuk mbajmë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të takojë kryeministrin Edi Rama, i cili do të jetë nesër në Prishtinë, nga ku do të nisë turin ballkanik në kuadër të përgatitjeve të samitit për Procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor në Tiranë. Në një konferencë për mediat në Kosovë, Albin Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive, pasi përndryshe nuk e takon atë.

‘Jam në kontakt të drejtpërdrejtë me Kryeministrin Edi Rama. E di që do të vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të një turi Ballkanik. Është thënë se ka të bëjë me përgatitje për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në mes të tetorit. Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë në Prishtinë, ta mbajmë dhe mbledhjen e 2 qeverive që u anulua pa arsye ndonëse ishte paraparë muaj më parë për datën 14 qershor në Gjakovë.

Ishin 13 marrëveshje, të mos mbeten në sirtar. Në mënyrë që këto marrëveshje të mos ngelen në sirtar, unë i propozova Ramës që meqë po vjen këtë javë, le ta mbajmë edhe mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, t’i nënshkruajmë marrëveshjet të dakorduara dhe në mënyrë këto marrëveshje ti zbatojmë.

Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm, unë e kam mbështetur dhe vazhdoj ta mbështes. Procesi i Berlini të Samitin e ka në mes të muajit tetor. Shumë mirë që bëhen këto përgatitje kaq herë, por të mos vonohemi edhe më tutje me një anulim të paarsyeshëm të mbledhjes së dy qeverive.

Nëse Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, unë mbetem tek qëndrimi, se për takimet e ne të dyve, ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë. Takohemi shumë shpesh. Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri por edhe demokracia, paqja e siguria në Ballkan pse nuk takohet kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë. Por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar të paarsyeshme, unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive por jo takime të tjera.’– tha Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...