Pas përpjekjeve për të krijuar aleanca dhe debate brenda shtëpisë së Big Brother VIP 4, Aldo tani ka vendosur të fokusohet në aspektin romantik. Në një moment të sinqertë, ai i ka shprehur ndjenjat Danjës, duke pranuar se raporti i tyre nuk është thjesht miqësor për të.
“Shpresoj ta marrësh me qetësi këtë që do të them. Ka disa kohë që po mendoj… Po thoja më parë se ndjenja lind, nuk ke çfarë i bën. Besoj që nga momenti që jemi shkëputur, shkëputja ka ardhur për një arsye tjetër. Jo sepse pëlqeja Rezin apo dikë tjetër, por sepse papritur fillova të ndiej disa gjëra që s’duhej t’i ndieja ndaj teje! Gjëra që e kalojnë raportin shoqëror.” – u shpreh Aldo, duke shtuar se kishte vërejtur të njëjtat sinjale edhe nga Danja.
Deklarata e tij ka ngjallur shumë interes brenda shtëpisë, pasi Danja është në një lidhje me Redi Xhelin, i cili i ka dërguar dhurata dhe mesazhe brenda lojës. Megjithatë, ajo nuk e ka shmangur bisedën, por përkundrazi, i është përgjigjur Aldos me një sërë pyetjesh, duke e bërë situatën edhe më intriguese.
Ky zhvillim pritet të sjellë më shumë tension dhe diskutime në shtëpinë e BBV4, veçanërisht pas reagimeve të ndjekësve jashtë dhe mundësisë që Redi të ketë një qëndrim për këtë afrimitet.