28.4 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Aldo i shpreh ndjenjat Danjës, pavarësisht lidhjes së saj me Redin

Pas përpjekjeve për të krijuar aleanca dhe debate brenda shtëpisë së Big Brother VIP 4, Aldo tani ka vendosur të fokusohet në aspektin romantik. Në një moment të sinqertë, ai i ka shprehur ndjenjat Danjës, duke pranuar se raporti i tyre nuk është thjesht miqësor për të.

Shpresoj ta marrësh me qetësi këtë që do të them. Ka disa kohë që po mendoj… Po thoja më parë se ndjenja lind, nuk ke çfarë i bën. Besoj që nga momenti që jemi shkëputur, shkëputja ka ardhur për një arsye tjetër. Jo sepse pëlqeja Rezin apo dikë tjetër, por sepse papritur fillova të ndiej disa gjëra që s’duhej t’i ndieja ndaj teje! Gjëra që e kalojnë raportin shoqëror.” – u shpreh Aldo, duke shtuar se kishte vërejtur të njëjtat sinjale edhe nga Danja.

Deklarata e tij ka ngjallur shumë interes brenda shtëpisë, pasi Danja është në një lidhje me Redi Xhelin, i cili i ka dërguar dhurata dhe mesazhe brenda lojës. Megjithatë, ajo nuk e ka shmangur bisedën, por përkundrazi, i është përgjigjur Aldos me një sërë pyetjesh, duke e bërë situatën edhe më intriguese.

Ky zhvillim pritet të sjellë më shumë tension dhe diskutime në shtëpinë e BBV4, veçanërisht pas reagimeve të ndjekësve jashtë dhe mundësisë që Redi të ketë një qëndrim për këtë afrimitet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...